Revista satirike turke ‘Misvak’, ka publikuar një hartë të Perandorisë Osmane me në krye presidentin Erdogan. Harta përfshinë si pjesë të Turqisë, Shqipërinë, Kosovën, Greqinë dhe Malin e Zi, ndërsa gjithashtu zgjerohet në lindjen e Mesme me Irakun dhe Sirinë.
“Nëse kjo hartë do të vizatohet, atë e bëjmë ne”, shkruan “Misvak” krahas fotos.
Ky postim satirizon qasjet ekspansioniste të Turqisë erdoganiste në Ballkan dhe rajon, megjithatë në pamje të parë ka krijuar alergji në shtetet që kanë qenë të pushtuara nga Perandoria Osmane.
(R.G/Faxweb.al)