Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Për shtëpinë hymë në borxhe”, familja në Thumanë apelon për ndihmë: Po hamë bukë thatë

Situata pas tërmetit vijon të jetë shumë e rënduar për familjet, të cilave iu prishën banesat për shkak të lëkundjeve të tokës.

Edhe pse eksponentë të qeverisë po deklarojnë çdo ditë nga terreni se po punojnë për të rregulluar gjërat, banorët vijojnë të ankohen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Thumana ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti. Një familje e kësaj zone tha për tregoi për “FaxNews” gjendjen pas lëkundjeve të forta të tokës. Zonja e familjes renditi të gjitha problemet, ndërsa u ankua se nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Sipas saj, ata po hanë bukë të thatë, ndërsa i kërkoi qeverisë që të mos i lërë të vdesin, por t’i ndihmojë. Ajo tregoi edhe banesën e shkatërruar, ndërsa theksoi se për ndërtimin e saj janë zhytur në borxhe.

“Për këtë shtëpi kemi hyrë në borxhe, por na e shkatërroi. Asnjë lloj ndihme nuk kemi, vetëm një 13 mijë lekësh ndihmë ekonomike. Më ka thënë burri s’keni për të shkuar për të kërkuar sikur të jemi duke vdekur.

S’kemi ku gatuajmë, s’kemi ku hajmë. S’më la burrri të shkoj ke komuna, ke bashkia. Nuk na kanë sjellë asnjë ndihmë.

Ditën e dytë erdhi një polic na solli 2 kile oriz sa me kalu darkën, 2 biskota. Bukë të thatë po hamë. Asgjë tjetër, na qoftë haram. I kam edhe një pako makarona, po ato as qeni nuk i ha. Ishalla nuk vdesim. Ne nuk kemi besim. Një gjë të vogël ta kisha.

Veç mos ardhtë Edi Rama se pa shku me i thon nuk shkoj që bashkia nuk më ka dhënë asgjë. Apel i bëjmë shtetit që të na ndihmojë”, tha zonja e familjes në Thumanë.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *