Në kuadër të një nisme të quajtur “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim”, të ndërmarrë disa ditë më parë dhe që ka nisur në Tiranë, takimi i radhës u zhvillua në Elbasan.
Gazetari Aulon Kalaja bashkë me profesorë, anëtarë të shoqërisë civile dhe intelektualë të ndryshëm kundërshtojnë projekt-idenë e propozuar dhe mbështetur nga kryeministri Edi Rama për të të ashtuquajturin “Mini-Shengeni Ballkanik”.
Sipas Kalasë, nisma e Ramës është e pakonsultuar me qytetarët shqiptarë dhe është përjashtuese ndaj Kosovës, ndërsa theksoi se kjo nuk është asgjë më shumë veçse tentativë për të krijuar Jugosllavinë e re.
“Asgjë më shumë se Jugosllavia e re. Është një strategji Serbi-Rusi. Situata është e dyshimtë në raportin që ka kryeministri Rama me Kosovën. Kjo lëvizje do të vazhdojë në gjithë trojet shqiptare. Rama do të takohet së shpejti me Vuçiç në Maqedoninë e Veriut dhe kjo tregon intensitetin që i ka kushtuar projektit të tij me presidentin serb.
Shqiptarët e kanë treguar se duan Europën, 98% e tyre kanë zgjedhur Bashkimin Europian, ndërsa Rama bën takime dhe plane pa u konsultuar me askënd. Ai nuk është konsultuar me ne dhe nuk na përfaqëson ne”, tha ndër të tjera Kalaja në Elbasan.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/787520858370956/
(F.GJ/FAXWEB.AL)