FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Për publikimin e fotos së Klosit, Balla-Bashës: Po fillove me këtë histori del shumë i humbur, të kam bërë gati një album

Për publikimin e fotos së Klosit me një njeri të kriminuar nga Lulzim Basha ka reaguar Taulant Balla duke i theksuar kreut të PD-së se po fillove me këtë histori del shumë i humbur.

“Po fillove me historinë e fotove ti del shumë i humbur. Të kam bërë një album fotosh dhe ti del shumë i humbur, çdo ditë do të jap nga një.  Ky një trafikant që vendoste mina me sahat. Pse mo Lulzim siç bën ti do të bëj edhe unë dhe të them siç berë ti të bëj edhe unë. Kjo foto është bërë në Shkodër dhe ka hyrë në takimin e PD-së ky njeri i kriminuar. 

Dhe unë të them që ti vë minë me shahartit me ortakun tënd. Nuk e bëj dot.  Larg qoftë të kërkojmë ne dorëheqjen ty, rri mire aty se je mirë. Ja pra si ta bëjmë?  Ti kërkove dorëheqjen e Klosit dhe unë të të kërkoj dorëheqjen ty. Hiq dorë nga e gjithë kjo tani. Fatkeqësisht PD ka të njëjtin lexim sikurse e kishte në 2013.”, u shpreh Balla. (J.V/Shuplaka)

 

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.