Në mbërritjen e dozave të radhës së vaksinave ‘Sinovac’ në aeroportin e Rinasit ishin ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të cilët folën mbi mbërritjen e kësaj ngarkese.
Në fjalën e saj, Balluku kritikoi sërish kontrollorët për mbërritjen me vonesë të vaksinave kineze të cilat sipas saj ishin parashikuar të mbërrinin ditën e djeshme.
“Falë përpjekjeve të qeverisë erdhi sinovac në Shqipëri, vaksinat erdhën 1 ditë me vonesë për shkak të çmendurive. Sot është ditë e mirë si gjithmonë kur vijnë vaksinat është një ditë e veçantë.
Vaksinat arritën të ulen pas vështirësive që kishim dje. Sot arritëm të krijojmë të gjitha kushtet për të bërë ulje ngritje vetëm për fluturimet esenciale. Ky është një fluturim i rëndësishëm me 100 mijë vaksina të tjera”, tha Balluku.
Ndërkohë Manastirliu nga ana tjetër tha se pezullimi i punës nga kontrollorët ka rrezikuar vaksinat kineze të cilat në këtë kohë pandemie janë duke u kërkuar nga shtete të tjera.
“Ngjarja e paprecedentë që ndodhi dje vuri në rrezik plnain tontë vaksinimit masiv. Pritej dje ardhja e dërgesës së dytë. Por falë përpjekjeve të qeverisë arritëm që 100 mijë vaksina të sinovac të vinin dhe të uleshin. Pikërisht nga kjo vonesë plani ynë i vaksinimit u shty me 48 orë sepse procedurat që duhet të bëheshin dje u shtynë pak në kohë. Plani jonë u shty 48 orë.
Imagjinon ça do kishte ndodhur nëse sdo kishikm bërë këto përpjekje madhore. Pasi e dimë se çfarë lufte e madhe brrylash bëhet nga shtetet për të marrë vaksinat. Ne kemi arritur ti sjellim vaksinat në një kohë të shpejtë dhe të vazhdojmë me planin tonë të vaksinimit masiv.
Në ditët e ardhshme do hapim fashën e moshës. Vetëm në 2 javë të vinin 192 vaksina nga sinovax. Brenda 2 javësh dhe 100 mijë vaksina të tjera. Sdo ndalemi derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar.”, tha Manastirliu.
Ndërsa, ministri Ahmetaj ka zbuluar se ditën e djeshme në Këshillim e Ministrave është marrë vendimi për negocimin e 50 mijë dozave Sputnik të cilat parashikohen të mbërrijnë javën e ardhshme.
“Asgjë nuk do na ndalojë të bëjmë 500 mijë vaksinimet për qytetarët shqiptarë. Numrat janë në rënie. Kemi filluar ta mundim atë flamë dhe plani i vaksinimit do të vazhdojë me shpejtësi. Ne jemi sërish duke negociuar me vende mike, me prodhues. Dje kemi marrë autorizimin nga Këshilli i Ministrave për të negociuar për 50 mijë vaksina ruse që do vijnë javët e ardhshme, ndërsa javën e ardhshme, të hënën ose të martën vijnë 100 mijë doza të tjera të vaksinës kineze”, deklaroi Ahmetaj.
(R.G/Faxweb.al)