Lulzim Basha ka dhënë mesazhin e fundit për votuesit shqiptar rreth një orë nga mbyllja e procesit të votimit në vend.
Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë shprehet Basha, duke thënë gjithashtu se edhe një orë ka mbetur për të marrë në dorë fatet tona.
Ai fton më tej qytetarët që kanë votuar vetë që të trokasin në dyert e atyre që nuk kanë votuar dhe t’i bëjnë pjesë të ndryshimit dhe ata.
“Është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë tonë. Nëse nuk ke votuar akoma , merreni këtë mundësi tani, dilni nga shtëpitë tuaja tani. Votoni nëse nuk keni votuar akoma. Nese ke votuar falemindeirit. Dilni merrni dikë që nuk ka votuar. Edhe një orë për të marrë fatin tonë në dorë. Dilni masivisht votoni, faleminderit”, tha Basha.
(E.H/Faxweb.al)