Prej 24-orësh i gjithë vendi gjendet nën pushtetin e reshjeve të shiut. Në këtë situatë në disa qytete jaën shfaqur përmbytjet.
Situata në zonën e Vlores nga dalja e Vjosës është si ajo e muajit dhjetor.
Deri në këto momente 7 banesa jane nën ujë, ndërsa prurjet e Vjosës janë të shumta.
Ndërkohe banorët e fshatrave Fitore, Novoselë, Bishan kanë nisur evakuimin dhe largimin e gjësë së gjallë. Deri më tani janë evaukuar 17 familje.
Shtabi i emervjencave civile po monitoron situatën që prej mbrëmjes së djeshme. Prefekti i Vlorës shprehet se ështëe e njëjta situate si e dhjetorit. Niveli i Vjosës është afër kuatave maksimale të përmbytjeve.
Banorët shpehen se për një orë niveli është rritur me 1 m dhe nëqoftëse do te rritet dhe 90 cm lumi përmbyt gjithçka.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=2DI5q2GY-Qw&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=8rq5KaP-qrs&feature=youtu.be