AktualitetFlashKryesorePolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

“Për hir të gjithë shqiptarëve”, Basha replikon sërish në distancë dhe etiketon Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar replikat në ditancë me kryeministrin, Edi Rama për çështjen e maskave që janë shpërndarë nga Ministria e Shnëdetësisë dhe Mbrojtjes Sociale maska të skaduara prej më shumë se 9 vitesh.

Rama pranoi që maskat të jenë të skaduara gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ndërsa Basha duke e etiketuar kryeministrin në rrjetet sociale, shkruan se në vend të sulmojë opozitën, të japë llogari rreth këtijskandali.

“Në vend që të sulmojë opozitën @ediramaal duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe femijë që duhen mbrojtur”, shkruan Basha në Tëitter.

Nnë një status të dytë brenda pak minutash, kreu i opozitës shprehet se duhet të ndalojë fshehja e dështimit me justifikime dhe gënjeshtra.

“Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve”, shkruan Basha.

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, pranoi se maskat kirurgjikale q ëjanë shpërndarë në spitale për mjeket janë të skaduara, denoncim ky që u bë më parë nga Partia Demokratike.

Kryeministri Edi Rama tha se masakt janë prodhim amerikan dhe janë të importuara nga Kandaja, ndërkohë që sipas tij janë të rrezikshme jashtë sallave të operacioneve kirurgjikale, ndërkohë që për mejtë që nuk janë në front të parë të punës nuk janë të rrezikshme.

Rama teksa po e vendoste vetë në fytyrë, deklaroi se këto janë maska që përdoren pas datës së skandencës jashtë sallave kirurgjikale (LEXO LAJMIN).

“Mbi 1 milionë maska të skaduara”, Rama i përgjigjet Bashës: S’ndaleni duke kërkuar pushtet, ka vetëm një maskë të dëmshme

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *