Për herë të parë pas gjashtë muajsh, Rusia ka publikuar shifrat e humbjeve ushtarake në Ukraine. Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Kievi ka humbur 10-fish më shumë se sa Moska.
Moska pretendon se ka humbur rreth 6 000 trupa gjatë të ashtuquajturit operacion special në Ukrainë.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu pretendon se humbjet nga pala ukrainase janë dhjetë herë më të larta.
“Humbjet tona deri më sot janë 5,937 të vdekur. Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë humbur rreth 100 000 ushtarë, prej të cilëve 61 207 janë vrarë dhe 49 mijë të tjerë janë plagosur,” tha ai.
Kjo është hera e parë që Rusia njoftoi humbjet e saj gjatë operacionit ushtarak në Ukrainë që nga fundi i marsit kur numri i ushtarakëve të vrarë ishte 1 351.
Me propagandë, ministri i luftës pretendoi se 90% e trupave ruse që ishin plagosur gjatë luftimeve ishin në gjendje të ktheheshin në aksion pas trajtimit.
Ukraina pretendon se mbi 50 000 ushtarë rusë kanë vdekur që prej fillimit të luftës në 24 shkurt.
Edhe agjencitë perëndimore thonë se shifrat e humbjeve ruse janë të larta megjithëse jo sa ç’pretendon Kievi.