AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Për herë të parë pas 200 vjetësh, Notre Dame pa meshë Krishtlindjeje

Këtë vit nuk është zhvilluar meshë Krishtlindjesh në Katedralen Notre Dame, për herë të parë në më shumë se 200 vjet, sipas dioqezes së kryepeshkopit të Parisit.

Kisha historike e kryeqytetit francez u dogj nga zjarri tetë muaj më parë, gjatë të cilit kupola u shkatërrua plotësisht, dhe ende nuk është bërë i mundur rindërtimi.

“Adhuruesit mund të marrin pjesë në meshën e kishës e Saint-Germain-l’Auxerrois, që ndodhet pranë muzeut të Luvrit ose në kishën e Saint-Sulpice pranë kopshtit të Luksemburgut”, deklaroi dioqeza franceze.

Sipas një zëdhënëseje, mesha e Krishtlindjesh është mbajtur çdo vit në katedralen e Notre Dame-it që nga viti 1803, edhe gjatë pushtimit gjerman të Parisit në Luftën e Dytë Botërore.

Bota pa tmerr ndërsa Notre Dame, e vendosur në zemër të Parisit, në Ile de la Cite, u përfshi nga flakët më 15 Prill. Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se katedralja do të rindërtohet deri në vitin 2024.

 

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *