Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Për 30 ditë do të jetë kënga më e dëgjuar në planet, publikohet klipi i ‘Live it Up’ të Era Istrefit dhe Will Smith (VIDEO)

Është publikuar klipi i këngës së botërorit “Rusi 2018” ku Era Istrefi këndon me dy emra të njohur të artit botëror si Nicky Jam dhe Ëill Smith.

Për 30 ditë ‘Live it Up’ do të jetë himi i botërorit që do të na shoqërojë në ndeshjet spektakolare të kësaj vere.

Era Istrefi do të performojë në mbrëmjen e 15 korrikut kur do t’i paraprije finales që do të luhet në stadiumin Luzhniki përballë 80 mijë shikuesve.

Kënga titullohet ‘Live it Up’ dhe është prodhuar nga Diplo, kantautori që është njëkohësisht edhe DJ. Sipas Ëill Smith, që është një emër i madh edhe i kinematografisë botërore, kënga e interpretuar prej tij, Nicky Jam dhe Era Istrefit, përfaqëson harmoninë, ngjyrat dhe ndjenjën e bashkimit, pasi këtë bën edhe edhe Kupa e Botës, bashkon të gjithë njerëzit në mbarë globin.

Tradita e publikimit të himnit zyrtar të Kupës së Botës ka nisur në vitin 1966, vit kur u shfaq edhe maskota e parë e një evenimenti të tillë. Që nga ai moment cdo këngë që është publikuar për ngjarjen më të madhe futbollistike është kthyer më pas në hitin e verës dhe këtë e kanë vërtetuar këngë si ‘Copa De La Vida’ e Ricky Martin për Francë 1998, ‘Ëaka Ëaka’ e Shakirës për Afrika e Jugut 2010 apo ‘Ëe are the One’ e Pitbull e Jennifer Lopez e Brazil 2014.

Duket se ky është një vit I këngëtareve shqiptare. Ishte  Dua Lipa ajo që magjepsi me performancëbn e saj në 26 maj në hapjen e finales së Champions League mes Liverpool dhe Realit të Madridit.

(B.H/Faxëeb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *