Policia e Kukësit ka dhënë detaje lidhur me operacionin e ditës së djeshme, i cili rezultoi i
Policia thotë se kishte informacione se Oruçi ndodhej në lokalin në pronësi të tij, por në momentin që efektivët ishin nisur që ta arrestonin, ata u penguan nga të afërm të Oruçit, ndërsa ky i fundit kanosi me armë punonjësit e Policisë së Shtetit. Në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar të afërmit e Abedin Oruçit të cilët pamundësuan arrestimin e tij.
Në pranga kanë rënë Gazmend Oruçi, Besmir Muçmata, Zekria Shehu, Ermir Markaj, Eglant Ollomani, Behar Duraku, të afërm të Oruçit, ndërkohë që është shpallur në kërkim vetë ai dhe një tjetër person. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë dhe disa persona të tjerë.