AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pengmarrja e Jak Prengës, arrestohet tjetër anëtar i familjes Hajri. Zbulohet roli i tij në krim

Policia vijon operacionin për kapjen e personave të përfshirë në pengmarrjen e Jak Prengës, në kuadër të të cilit një person është arrestuar në Kavajë psi dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin e 49-vjecarit.

Gazetarja Denisa Mahmutaj ka përcjellë infoormacionet e fundit nga aksionii policisë, ku personi i arrestuar dyshohet se ka marrë pjesë në krimin e familjes Hajri si duke ndihmuar në fshehjen e ngjarjes.

Burime nga Kavaja ndërkohë bëjnë me dije për Faxweb.al se kanë qenë 4 furgona policie dhe një numër i larte efektivësh që kanë zbarkuar në këtë qytet dhe kanë rrethuar banesën e personit me iniciale F.Xh i cili është i dyshuari si i përfshirë në këtë vrasje

Burime bëjnë me dije se i arrestuari akuzohet se ka fshehur provat që do të çonin në zbardhjen e vrasjes së Prengës

11 ditë pasi u mor peng në mes të Kamzës, Policia e Shtetit ka zbuluar fatin e 49 vjeçarit Jak Prenga, i cili ka humbur jetën si pasojë e dhunimit barbar që është ushtruar ndaj tij, në përpjekje për ta çuar drejt një resorti në zonën e Shijakut.

Që prej fillimit u duk se çështja nuk ishte një konflikt banal, siç u tentua të raportohej nga ana e policisë se konflikti kishte ndodhur për shitjen e një makine, pasi më shumë se gjithçka fliste heshtja e familjes së tij.

Dëshmitarët në vendngjarje treguan se ai kishte debatuar me dy persona, të cilët ishin të maskuar dhe më pas ishte futur me forcë në makinën e tyre, e cila u gjet e djegur më vonë në afërsi të Fushëkrujës. (Lexo edhe ketu lajmin) 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *