AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pendohet zyrtari i lartë i PS-së, vetëdorëzohet në polici

Është vetëdorëzuar në polici nëndrejtori i Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku, i cili ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve. (lexo edhe ketu) 

Gjithashtu është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit edhe ekonomisti Redi.K, 27 vjeç.

Arben Isaku është kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Bashkinë e Durrësit si dhe sekretari organizativ i PS-se.

Ai u shpall në kërkim për veprën penale ” Shpërdorimi të detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumentave ” parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Nga 2017 Isaku mbante postin e drejtorit të ALUIZNIT ) Agjencisë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale,  por me shkrirjen e këtij institucioni me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) në Durrës, në zyrën e Kadastrës, Isaku u lirua nga detyra dhe u emërua në postin e zv/ drejtorit të Kadastrës në Durrës.

(E.K/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *