Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pèrdhunimi i të miturës, pendohen rèndë deputetet e PS: Kemi dèshtuar, të lëmë mandatet ose…

Deputetet socialiste janë mbledhur në kuadër të “Aleancës së Grave Deputete” ku pjesë e diskutimit ishte edhe pèrdhunimi i vajzës së mitur nga roja i shkollës në Babrru dhe tre djem të tjerë, histori që trònditi vendin.

Vasilika Hysi u shpreh se nga kjo ngjarje e rèndë dëshmuan se kanë dështuar në mbrojtjen e fëmijëve, prandaj duhet të bëjnë një nismë konkrete si deputete përndryshe të lënë mandatet.

“Ne kemi dështuar në mbrojtjen e fëmijëve, ju mund të thoni se jemi shumë mirë por mua më vjen turp, jemi të dështuar. Po të bëjmë sot një fushatë në të gjithë shkollat dhe të kërkojmë nga fëmijët se kush i ka ngacmuar besoj se shifrat do të jenë shumë të larta dhe ne të tëra nuk do të kemi fytyrë jo vetëm të bëjmë kështu mbledhje por të dalim në rrugë. Si mundet policia komunitare në Babrru që shikon patrullat dhe nuk njofton nuk reagon. Në kuadër të kësaj ne si deputete duhet të bëjmë një nismë konkrete, përndryshe le të lëmë mandatet dhe të vijojmë karriere tona ku ne mund të bëjmë më shumë”, u shpreh Hysi.

Ndërsa Merita Xhafaj, drejtoresha e Përgjithshme e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, deklaroi se autoritetet kanë vendosur të zhvendosin të gjithë familjen e vajzës nga zona e Paskuqanit.

“Vajza sot është në rrezik për krim pasi brenda një hyrje në pallat, në katin e dytë banon dhunuesi dhe djemtë e tij rrinë te shkallët, dhe në katin e 3 banon familja me vajzën. Është duke u dhënë ndihma mjeko ligjore, që nga ora 12 e drekës pranë qendrës “Lilium” ku do të strehohet për 72 orë. Ndërkohë pas shumë përpjekjesh me familjen, më në fund ka pranuar që të lëvizë nga Paskuqani dhe të vijë në Tiranë”, tha Xhafaj.

Ndërsa deputetja Mimi Kodheli nuk hezitoi të fliste edhe për mësuesit duke thënë se dikur ishin si prindër të dytë për nxënësit, ndërsa sot vëmendja e tyre mbetet tek paraqitja e jashtme dhe minifundet.

“Dikur ne mësuesit i konsideroni si prindërit tanë të dytë, të ka marrë në telefon prindi, të paktën unë i takoj asaj gjenerate, dhe mësuesja merrte në telefon dhe thoshte se pse ka munguar fëmija. Por sot zysha tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lysh edhe flokët, sytë buzët, vetulla me funde e minifunde. Zysha tona kanë qenë të pamartuara dikur por sot smerret vesh se kush është bërë zyshë. Do ta marrim këtë situatë në dorë apo do flasim”, tha Kodheli.(A.M/Faxweb.al)

 

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *