Ish zëvendës presidenti i SHBA-ve, Mike Pence gjatë fjalimit të tij të mbajtur në kampin “Ashraf 3” në Manzë, ka sulmuar në njëfarë mënyre edhe administratën e Joe Biden në Amerikë për të cilën tha se po bashkëpunonte me Rusinë për programet bërthamore.
Mes të tjerash, Pence i kërkoi presidentit Vladimir Putin që të merrte përgjegjësi për luftën që po zhvillohej në Ukrainë.
Ish Zëvendës presidenti i SHBA-ve, Mike Pence: Besimi im na mëson që ne duhet të afinohemi me të mirën dhe të kundërshtojmë të keqen. Si një qytetar amerikan këtu sot ne thërrasim ambasadën Biden që të mbështesë lirinë dhe krijimin e një shteti demokratik në Iran. Ne u bëjmë thirrje që të heqin dorë nga marrëveshja për programet bërthamore me Iranin. Ne nuk do të rinovojmë asnjë marrëveshje të tillë. Paqja është e mundur vetëm përmes forcës.
Nëse Biden do të heqë masat kufizuese regjimit të Iranit, kemi një braktisje virtuale të Izraelit, jemi në këtë kontekst. Më lejoni të jem i qartë. Është një person i vetëm përgjegjës për luftën në Ukrainë, Vladimir Putin duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk ka asnjë dyshim që duke shkuar krah për krah me regjimin iranik, duke hapur gazjellësin në Rusi do të ndodhin fatkeqësi të tjera në Afganistan. E dimë që dobësia lë terren për ligësi dhe ligësia në të gjithë botën flet për dobësitë e administratës amerikane aktuale. Populli amerikan është i fortë dhe qëndron në mbështetje të lirisë. Në vendin tim populli qëndron me ju, për të krijuar një republikë iraniane demokratike”