Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreKulturëTe FunditTe Gjitha

‘Takoheshim shpesh pranë shtëpisë së tij, e linte sëmundjen në plan të dytë’, Pëllumb Xhufi tregon miqësinë 40-vjeçare me Moikom Zeqon

Pëllumb Xhufi është një nga miqtë më të mirë të shkrimtarit Moikom Zeqo, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi vuante nga një sëmundje e rëndë e gjakut. Xhufi u shpreh në një lidhje me Fax neës se ikja e Moikom Zeqos ka prekur miq dhe të afërm të tij, ndërsa e cilëson të ndjerin një nga mendjet më të ndritura të vëndit, që jetën e tij ia dedikoi historisë, të shkruarit dhe shkencës.

“Lajmi i shuarjes së Moikom Zeqos na trishtoi të gjithëve, qytetarëve shqiptarë benda dhe jashtë vendit. Sëmundjen e rëndë ai e mundi për shumë vite me radhë, duke punuar, 5-6 vitet e fundit kanë qenë me mjaft prodhime në fushën letrare, dhe në atë politike.

Moikomi ka qenë një njeri poliedrik, një intelektual i kompletuar që është marrë me shumë fusha të dijes, me poezi, me prozë, me arkeologji, me histori, është pioner në fushën e arkeologjisë nënujore, duke zbuluar pasuri në fund të detit, që mund të kishin qenë të panjiohura edhe sot për shqiptarët. Ai ka shkruar për Migjenin, për Jeronim de Radën, për Lasgush Poradecin, për Kadarenë, Agollin, duke lënë ide origjinale të pashprehura më përpara, dhe shumë avangarde.

Ai lexonte shumë, dhe kishte një kujtesë të hekurt, kujtonte gjithçka data, emra, njerëz, ka qenë ndër themeluesit e PS-së, njeri parimor dhe i drejtë, shumëkush e kujton aktivitetin e tij në parlamentin e parë pluralist, përleshjet e tij me qeverinë e asaj kohe. Në vitet e mëvonshme Moikomi ka qenë vazhdimisht kritikues edhe me vetë PS-në, me lirinë e brendshme, dhe me konfortimin e saj sidomos gjatë kohës kur ka ardhur në pushtet.

Moikomi është një nga ata miq që të mbush me të reja, e kam njohur që në fundin e viteve ’70, jemi njohur në Shkodër, kur unë isha student, dhe ai bënte kërkime për jetën dhe të shkuarën e Migjenit, më tej kemi pasur bashkëpunim edhe me pjesën e historisë së mesjetës, që është dhe pjesa e specializimit tim. Kemi bërë diskutime por edhe debate miqësore me njëri -tjetrin, nga të cilat në radhë të parë pasurohesha vetë unë.

Ka rreth 7 vite që vuante nga sëmundja e rëndë e gjakut, ne takoheshim në vende të përhershme, afër banesës së tij, dua tiu them që momenti i sëmundjes as që nuk zihej në gojë në takimet tona, pasi ishte vetë Moikomi që me diturinë e tij, e kalonte problemin me shëndetin në plan të dytë”, u shpreh Xhufi.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *