Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Peker është cilësuar si një nga bosët më të mëdhenj të mafies turke që kërkohet në …”, Artan Hoxha ngre alarmin: Lëviz me eskortë, e kam parë në Vlorë me 5 makina

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ngritur alarmin se Sedat Pekeri, një udhëheqës kriminal turk i dënuar dhe i njohur gjithashtu për e tij politike që bazohen në Pan-Turkizëm, ka hyrë në Shqipëri në 20 janar.

Sipas Hoxhës, Pekeri ka qenë mbështetës i Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, por në 2018 marrëdhëniet e tyre u prishën dhe filloi kërkimi policor ndaj tij.

Është fshehur në disa vende të rajonit, ndërsa në Maqedoni ka përdorur pasaportë false, ndaj në TIMS nuk rezulton të ketë hyrë në vendin tone, shtoi gazetari midis të tjerash.

“Sedat Peker është cilësuar si një nga bosët më të mëdhenj të mafies turke që kërkohet në Shqipëri. Ka qenë në burg nga 2004-2014. Ka kryer 10 nga 15 vjet. Në 2015 ka drejtuar një organizatë që ka një aktivitet të shtrirë në Turqi, vrasje, rrëmbime, gjoba. Në 2015 është parë në takim me Erdogan.

I kam siguruar ato foto. 2015-2018 ka qenë mbështetës i Erdoganit, me qendrime publike, me statuse në facebook. Ka 1.6 milionë ndjekës aty, ka shumë në Instagram dhe tëitter, është shumë i mediatizuar. Pas 2018 ka pasur përplasje publike me Erdogan dhe ka filluar operacioni i policisë turke.

U kapën 49 anëtarë të grupit ët tij, por jo ky. Kan qendruar në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni. Në Prizren ka hapur biznes. Ka takuar kryetarët e pakicave turke në Maqedoni dhe Kosovë. Është një bos që fshihet mbas nacionalizmit.

Në Maqedoni është arrestuar në fillim të këtij viti se kishte kaluar lejen e qendrimit 90 ditë e kanë çuar në Kosovë dhe jo në Turqi. Ministria ka thënë se ai nuk ka pasaportë kosovare, por ka leje qendrimi sepse ka biznes atje.

Në 20 janar ka hyrë këtu. Lëviz me eskortë, e kam parë në Vlorë me 5 makina. Ky ka lëvizur në Vlorë, në shkurt. Sot kërkova që nëse ka në TIMS dhe rezulton që nuk ka hyrë. Më rezulton që në Maqedoni ka marrë pasaportë me identitet fals në Maqedoni. Me atë pasaportë të ketë hyrë këtu dhe të ketë ikur në Mal të Zi”, tha Hoxha.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.