Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pedagogia shqiptare: Covid-19 s’e ndryshon kodin e tij gjenetik me shpejtësi, ky është lajm pozitiv

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19, ku ka shkuar në 15 numri i viktimave, dhe 243 numri i të prekurve. Së fundmi lidhur me këtë situatë ka folur edhe pedagogia shqiptare, Detina Zalli e cila punon në “Oxford”.

Gjatë një interviste në ‘Opinion’, Zalli tha se Covid-19 nuk e ndryshon kodin gjenetik me shpejtësi dhe se ky është një lajm shumë pozitiv sipas saj.

Ajo u shpreh kështu:

Një lajm i mirë shkencor. Nga ‘John Hopkins Hospital’ është vënë re që virusi nuk ndryshon kodin e tij gjenetik me shpejtësi dhe ky është një lajm shumë pozitiv, sepse nëse zbulohet një vaksinë efektive në të ardhmen, vaksina do të vijojë të funksionojë për disa kohë, sepse virusi nuk ndryshon kodin. Edhe nga një studim që ka dalë sot, pothuajse janë të sigurt që ky virus i familjes korona ndryshon shumë ngadalë.

Po ashtu ajo ka thënë më tej:

Një studim ka treguar që disa persona kanë gjene që prodhojnë proteinën ACE2 dhe nëse ke këtë proteinë virusi infekton shumë më shpejt, por jam e sigurt që ka të bëjë me gjenetikën.

Ndërkohë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të repektuar higjenën personale vazhdojnë kudo.

 

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *