Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

PDIU sot në protestë, Mesila Doda: Kjo që po ndodh me varrezat, montazh i një filmi të keq

Ish-deputetja Mesila Doda ka folur në lidhje me varrezat greke në vendin tonë. Sipas Dodës ushtarët e vdekur po përdoren ndërsa shton se ky rast ngjan me skenarin e Kosinës ku kockat u shtuan në mënyrë artificiale.

“Si pasojë e një reagimi kuptuam se nuk është një proces që është bërë sot për herë të parë ndaj kjo më ngjan si monatzh i një filmi të keq. Mbaj mend skenarin e e Kosinës që ishin brenda kocka fëmijësh e pleqsh që u shtuan në mënyrë artificiale.

Siç kam lexuar sot në media një medalion italian është konsideruar si medalion grek. Italianët i kanë tërhequr trupat e ushtarëve të tyre ashtu siç duhet të bëjë një i krishterë i mirë, ata po përdoren edhe të vdekur. Sot ka pasar një deklaratë nga Ministria e Jashtme greke dhe më vjen keq që përsëritet e njëjta sagë e padrejtë në bisedimet me shtetin shqiptar”, u shpreh Doda.

Doda thekson se shteti shqiptar duhet të jetë transparent me popullin rreth diskutimeve me palën greke, e cila edhe pse është pjesë e BE nuk respekton reciprocitetin në lidhje me pakicat.

“Thuhet që ka bisedime shumë të mira por nuk ka asnjë tranparencë nga shteti shqiptar që duhet të informonte shtetasit e tij, nuk ka asnjë transparencë për çështje çame, kjo ka qenë kërkesë e komisionerit Hahn.

Të mos harrojmë se çështja çame, ajo e kufirit detar dhe minoriteteve kanë qenë një shportë për të tre dhe këtë ministri i jashtëm na e thoshte me krenari kur kishte nevojë për votat e PDIU në Parlament, sot është harruar. Do kemi 9 minoritete në Shqipëri dhe Greqia që është në BE nuk ka asnjë ligj për pakicat. Kemi pakica shqiptare në Çamëri dhe zona të tjera. 

Janë 7000 të vdekur të popullësisë çame të pafajshëm, janë dhjetëra të rënë partizanë që kanë luftuar gjatë luftës së dytë botërore në territorin e tanishëm grek, pse nuk ka një varrezë përkujtimore?”, deklaroi Doda në ‘’Ora News”.

Doda ka ftuar çamët t’i bashkohen protestës paqësore që do të zhvillohet nesër pranë Ministrisë së Jashtme ndërsa tha që PDIU do kërkojë shpalljen e varrezave të Klogjerit varreza historike.

“I bëj thirrje çdo anëtari të komunitetit çam, atyre që kanë të rënë gjatë eksodit por edhe që e ndiejnë që është çështje e tyre për të ndezur një qiri përpara Ministrisë së Jashtme.

Ne si PDIU do kërkojmë shpalljen e varrezave të Klogjerit varreza historike. Nuk mund të mendojmë që shtetarët tanë do nderojnë pushtuesit grekë dhe të mos nderojnë bashkëkombasit e Camërisë.

Do kërkojmë që të nxirret i pakuptimtë titulli varrezë historike, as marrëveshja e vitit 2010 e zotit Berisha nuk e parashikon këtë emërtesë si varrezë historike”, tha Doda.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *