Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Foto/ U rrethuan nga forcat policore pasi protestuan kundër Dendias, del shkresa që çoi në komisariat qytetarët: U kapën me flamuj!

Shoqata Çamëria dhe PDIU protestuan dje para ministrisë së Jashtme, kundër vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Protesta në Tiranë u shoqëruar më përplasje mes simpatizantëve dhe efektivëve të Policisë, ndërkohë që një pjesë prej tyre u shqëruan në polici.

Ndërkohë që është zbardhur edhe proces verbali i provave materiale të sekuestruara një ditë më parë,  për protestën e PDIU-së.

Në sendet e sekuestruara vihet re që janë grumbulluar vetëm flamuj, te cilat siç duket policia i ka përdorur si prove materiale.

Ja çfarë thuhet në procesverbal: U sekuestruan pesë flamuj, me ngjyra blu janë tre dhe me mbishkrimet PDIU dhe një flamur është më ngjyrat e flamurit tonë kombëtar dhe një është më ngjyrë të bardhë me të blu i shoqatës patriotike “Çamëria” si dhe katër shkopinjtë të cilët janë përdorur për të mbajtur flamujt që valviten, ku tre nga këto janë më ngjyrë të kuqe plastike dhe një është më ngjyrë gri material druri.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *