Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

PDIU mbështet propozimin e Bashës: Garanton që shqiptarët të votojnë të lirë

Edhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka dalë në mbështetje të deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se do t’iu propozonte deputetëve të partisë që ai drejton djegien  e mandateve.

“PDIU mbështet vendimin e PD-së për ti dhënë zgjidhje politike vendit, si i vetmi instrument që politika e përgjegjshme ka për të zgjidhur krizën shumëdimensionale që sot ka kapluar vendin”, – sghprehet PDIU duke shtuar se kjo garanton që shqiptarët të votojnë dhe të zgjedhin për herë të parë të lirë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, PDIU shprehet se mbështet dhe vlerëson propozimin e Bashës pasi kjo sipas saj ofron zgjidhje politike të cilën mazhoranca e ka refuzuar me arrogancë.

Statusi i plotë:

PDIU mbështet vendimin e PD-së për ti dhënë zgjidhje politike vendit, si i vetmi instrument që politika e përgjegjshme ka për të zgjidhur krizën shumëdimensionale që sot ka kapluar vendin, krizë politike, ekonomike, sociale dhe krizë përfaqësimi, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohëshme dhe një qeverie tranzitore, që do të garantojë që shqiptarët të votojnë dhe të zgjedhin për herë të parë të lirë.

Vlerësojmë propozimin e z. Basha për grupin parlamentar dhe këshillin kombëtar të PD-së, që para zërit të qytetarëve dhe nevojës së vendit për zgjidhje politike, nuk vuri status quo(-në) e një parlamenti ilegjitim, por bëri fakt zgjidhjen politike që kjo mazhorancë po e refuzon me arrogancë. Përfaqësuesit e Rilindjes vazhdojnë të lexojnë si pushtetarë e jo si shërbëtorë të shtetit qindra- mijëra qytetarë që dje dolën për një Shqipëri me demokraci funksionale, shtet ligjor dhe një jetë më të mirë e më me dinjitet.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *