Kandidatja e PD-s Jorida Tabaku në një deklerata për mediat është shprehur se trendi pozitiv në Tiranë tregon se kryeqyteti po i prin ndryshimit. Sipas saj nga përfundimi i numërimit në KZAZ 40 flet për një rritje prej 30 për qind të Partisë Demokratike, ndërsa kanë rënë ndjeshëm votat e socialistëve.
Deklarata:
Unë dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë e veçanërisht ata të Tiranës që dje morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe Tirana në fakt po i prin ndryshimit. Rezultatet që erdhën nga dega 10 në Tiranë me votimin elektronik janë të jashtëzakonshme. Partia Demokratike është rritur me 30%, ka një rritje me 1200 vota ndërkohë që Partia Socialiste ka rënë me 200 vota. Unë ftoj të gjithë numëruesit, të gjithë vëzhguesit të vazhdojnë të numërojnë me vendosshmëri. Rezultatet në çdo kuti votimi tregojnë pikërisht këtë trend, Tirana po i prin ndryshimit, Tirana do të vazhdojë të ketë një ditë me diell si ajo e djeshmja dhe unë i ftoj që të gjithë që të vazhdojmë të numërojmë, të vazhdojmë të ndryshojmë sepse e ardhmja për Tiranën do të jetë më e mirë. Shqipëria po fiton, Shqipëria po fiton. Ju faleminderit!
Unë mund t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve që ju doni, por besoj se njësia 10 është rezultati më i mirë i pasqyrës se si do të jetë Tirana. Rënie për Partinë Socialiste me 200 vota dhe rritje për Partinë Demokratike me 1200 vota, rritje 30%. Besoj se me qetësi të gjithë do të kemi edhe rezultatet e tjera në vazhdim.