AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

PD publikon videon/ “Anija e tij po mbytet”, reagimi i ashpër: Rama ka frikë mos pendohen anëtarët e bandës, i hanë kokën…

Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e kryeministrit, Edi Rama për Vangjush Dakon, duke i cilësuar si këmbëngulje e kreut të qeverisë për të mbrojtur ish-kryebashkiakun e Durrësit.

Sipas Gazment Bardhit, deklaratat e Ramës nuk tregojnë vetëm arrogancë, por edhe frikën e kreut të bandës nga pendesa e anëtarëve të bandës që sipas tij, për të shpëtuar nga burgu hanë kokën e shefit.

Bardhi thekson se Rama para frikës nga drejtësia dhe humbja e pushtetit, hedh poshtë edhe DASH-in që ka shpallur non grata Dakon.

Reagimi i plotë:

Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetem arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anetarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!

Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama është rikthyer tek disa emra që janë përfshirë në skandale të cilët përfaqësonin institucione të rëndësishme në vend, si Vangjush Dako dhe Saimir Tahiri.

Rama tha se Vangjush Dakon e ka mik dhe do ta ketë në çdo kohë ndërsa miqësinë me të nuk e përcaktuon Departamenti Amerikan i Shtetit (lexo lajmin).

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *