Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“PD përfundoi shtojcë e Ilir Metës”, Bardhi i kthehet Ballës: Ke vënë pasuri përmes krimit, je i dështuar për diversione

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh sot nga Kuvendi se Partia Demokratike është kthyer në një shtojcë të Ilir Metës, dhe po përpiqen me çdo kusht që të pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

“Unë e kuptoj strategjinë politike të gjithkujt, por duhet të kemi qasje që shpreh dashuri për vendin tonë. Si me lloj-lloj letrash drejtuar presidentë apo kryeministra të vendeve të BE, Ilir Meta bashkë me ndonjë faktor tjetër të opozitës, e më vjen keq si përfundoi PD të jetë shtojcë e Metës, ka një përpjekje për të dëmtuar vlerësimin që dha KE të hënën dhe që ne mezi presim që më 26-27-28 mars të marrim një lajm pozitiv”, u shpreh Balla sot në Kuven, ndërkohë që nuk ka munguar as përgjigja e sekretarit të përgjithshëm në PD, Gazment Bardhi.

Demokrati shprehet se Balla është mësuar që të jetë një shtojcë e krimit, gjë që e ka ndihmuar që të vendoseë pasuri të paligjshme.

“Taulant Balla është mësuar të jetë shtojcë e krimit, përmes të cilit ka vënë pasuri të paligjshme. Ai as nuk mund ta kuptojë, as nuk mund ta pranojë që ne, qytetarët e lirë të ketij vendi, të bëjmë çdo sakrificë për mbrojtjen e Kushtetutës.

Skllavi i krimit, që nisi karrierën politike i sponsorizuar nga trafikantë droge dhe e vazhdon si i tillë, është i dështuar në diversionin e tij banal. Është detyra jonë që, si europianë të vërtetë, të mos heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave themelore dhe nga mbrojtja e Kushtetutës”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *