AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

PD paralajmëron Ndreun pasi ‘kërcënoi’ Bashën: Do të iki nga Lezha me pranga në duar

Partia Demokratike i është përgjigjur kreut të bashkisë Lezhë Pjerin Ndreuut pasi ky i fundit deklaroi se e pret Bashën për të diskutuar për përparimin e Lezhës, por askush nuk ka shanse që ti gjejë atij lidhje me krimin.(Lexo këtu)

Në një reagim për mediat sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka deklaruar se Pjerin Ndreu do të ikë me pranga në duar nga Bashkia e Lezhës.

Reagimi i plotë

Reagimi i Pjerin Ndreu është ai i një trafikanti, që ndjehet i sigurtë nga mburoja e bosit të trafikantëve dhe kriminëleve, i ulur në karrigen e kryeministrit të vendit.

Lulzim Basha patjetër që do të vijë  në Lezhë, ku ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve të saj për të drejtuar vendin dhe për t’u hapur rrugë planeve të zhvillimit në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Por si fillim, Bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm! Pjerin Ndreu dhe çdo anëtar tjetër i bandës së Edi Ramës, me të cilët ai mban pushtetin e tij kriminal, do të dalin nga politika dhe do të shkojnë para drejtësisë me pranga në duar. Zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit dhe vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, ku Pjerin Ndreu është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, do të ndëshkohen!

Rrugët e Perëndisë për të bërë drejtësi janë të pafundme!

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *