Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe Gjitha

PD nuk merr pushime në Gusht, çfarë pritet të ndodh sot në selinë blu/ Gati emrat për deputetë dhe kryebashkiakë

Partia Demokratike kalon në fazën e dytë të përzgjedhjes së kandidatëve për Parlamentin dhe Bashkitë. Mësohet se sot do të nrgihet komisioni i vlerësimit te figurave, me thelemues të PD dhe anëtarë nga shoqëria civilem, ndërkohë që kanë qenë me mijëra propozimet e bazës së demokratëve për të zgjedhurit e tyre në votimet e ardhshme.

Basha i mbledh sot në orën 11:30 anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ku do të diskutohet pikërisht lidhur me këtë proces.

Deri me 30 korrik, anëtarët e Partisë Demokratike ne 71 degët brenda vendit, kanë propozuar emrat që ata duan për përfaqësuesit politikë në zgjedhjet politike dhe lokale. Mësohet se duke qenë se degët kanë nxjerrë dhjetra emra, ne selinë qendrore mund të kenë mbërritur mbi 2 mijë e 500 propozime.

Me këtë, është mbyllur faza e parë e parashikuar në udhëzimin e miratuar nga kryesia pak javë me parë. Sot do të mblidhen dy forumet kryesore drejtuese Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, ku do të konstituohet dhe do nisë nga puna Komisioni i Vlerësimit të Figurave, që do të procedojë me selektimin e emrave të ardhur.

Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë. Dy prej tyre janë zbuluar tashmë në media, janë themeluesit Besnik Mustafaj dhe Genc Ruli. Ndërkohë, tre të tjerët pritet të jenë funksionarë të PD dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Lista që do të dalë prej Komisionit të Vlerësimit do ti nënshtrohet një tjetër filtri, atij të figurës dhe integritetit. Kujtojmë se kriteret e shpallura në udhëzim nga PD janë shumë të ashpra, ku përfshijnë verifikimin e pasurisë dhe të së shkuarës. Më tej, emrat që mbeten nga këto faza, i shkojnë sërish degëve, dhe i nënshtrohen votimit final me parimin, një anëtar-një votë.

Në Shtator, bësohet se në PD do të jenë emrat zyrtarë të konfirmuar për betejat elektorale të vitit që po vjen. Demokratët e dinë se jo të gjithë të propozuarit do të behen deputetë ose kryetarë bashkie. Po me këtë proces dhe me këtë selektim do të krijohet baza më e mirë e burimeve njerëzore për qeverisjen nesër dhe PD do të ketë gati njerëzit për të marrë detyra dhe përgjegjësi publike.

Njoftimi dje i PD

Gushti do të jetë një muaj aktiv për PD. Demokratët do të vijojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, finalizimin e programit qeverisës dhe përgatitjes së strukturave për zgjedhjet.

Nesër (sot) paradite demokratët do të mbledhin forumet më të larta vendimarrëse, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD, të cilët do të vendosin për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve. Komisioni do të ketë 5 persona në përbërjen e tij dhe do të asistohet nga Sekretariati ndihmës i Komisionit i përbërë nga dy persona.

Modeli i konservatorëve britanikë, të cilët kanë asistuar PD, së bashku me republikanët amerikanë dhe CDU e Angela Merkel, u votua në Kuvendin Kombëtar të demokratëve në ndryshimet statutore.
Komisioni i Vlerësimit, si një strukturë e besueshme dhe me integritet, do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë.

Deri tani janë zbuluar emrat e dy prej themeluesve të PD, Genc Rulit dhe Besnik Mustafajt, të cilët do të jenë pjesë e këtij procesi unik, që ndodh për herë të parë në Shqipëri. Instituti Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe forcat politike të PPE që kanë ndihmuar PD për këtë proces, duan ta shndërrojnë atë në model të demokratizimit të forcave politike për gjithë rajonin.

Propozimet e tjera ende nuk janë bërë publike, por Komisioni është konceptuar që të ketë në përbërje jo vetëm ish-drejtues të lartë të PD, por edhe personalitete të shoqërisë civile dhe medias, përfaqësues të botës akademike, etj.

Ky Komision bën vlerësimin e çdo kandidati, nëse përmbush apo jo kriteret e parashikuara me detaje në udhëzimin për funksionimin e procesit. Korpusi i njerëzve me influencë, me mbështetje, me aftësi në fusha të ndryshme, që do të përzgjidhen nga Komisioni, do t’i shkojnë më pas për votim anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Nga procesi 6 javor i propozimit të emrave, janë identifikuar një numër i lartë kandidatësh në të 12 qarqet, ku bien në sy se, krahas emrave të njohur, ka shumë emra jashtë strukturave të partisë, kryesisht nga bota akademike dhe shoqëria civile. Sipas burimeve nga selia blu kjo do të thotë se interesi i demokratëve është identifikimi dhe përzgjedhja e ekipit më të mirë për të fituar zgjedhjet parlamentare dhe formuar qeverinë e re.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *