Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“PD nuk i njeh zgjedhjet, ishin jashtë standardeve”, zbardhet takimi i Bashës me kryetarët e degëve

Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha me kryetarët e degëve, i mbajtur ditën e sotme në selinë blu për të diskutuar mbi analizën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Basha i ka kërkuar kryetarëve të degëve mosnjohje të zgjedhjeve sepse ka qenë një proces me shumë problematika dhe jashte standardeve.

Ai gjithashtu i ka porositur krerët e degëve të evidentojnë nëpërmjet komunikimit me strukturat cdo parregullsi që ka patur.

Porosia e fundit sipas burimeve është që kryetarët e degëve duhet të mbanjnë të karikuara strukturat, si dhe të mbledhin cdo lloj prove që vërteton shkeljet gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat do i shërbejnë më pas dosjes që po hartohet për parregullsitë në 25 prill.

“Burime nga mbledhja kanë qenë dhe njohja apo jo e zgjedhjeve. Gjithashtu është analizuar nëse kandidatët kanë siguruar vetëm vota për vete apo dhe për partinë. PD po punon për mbledhjen e një dosjeje me prova për të treguar shkeljet në 25 prill. Më herët Basha është takuar dhe me ambasadoren Gacek. Mësohet se e ka njohur atë me gjetjet e PD-së mbi parregullsitë në 25 prill.

Ata do vazhdojnë të mbledhin prova deri sa të hartojnë dosjen përfundimtare me të gjitha procvat e shkeljeve të 25 prillit dhe më pas ta dorëzojnë në institucionet e drejtësisë”, raportoi gazetarja e Fax News, Lusi Përgjegji nga selia blu.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.