Gazmend Bardhi, drejtues Politik i PD në Elbasan, kërkoi që të monitorohet veprimtaria e Tom Doshit në fushatë, sa kohë që KQZ lejoi kandidimin e tij në zgjedhje, përkundrejt deklaratave të bëra nga ana e ambasadores së SHBA-ve në vendin tonë.
Bardhi tha se mjafton që të shihet mënyra sesi e ka fituar mandatin Doshi, që të kuptohet niveli i korrupsionit.
“E vetmja kërkesë që kam unë, është që organet ligjzbatuese të mbajnë nën monitorim fushatën që kryen z.Doshi dhe mënyrën se si ky kandidat për deputet është bërë deputet në 2017-ën me metodat, format që ka përdorur për tu bërë deputet”, u shpreh Bardhi për gazetarin Alban Dudushi.
Tom Doshi kryeson listën e PSD-së në Tiranë dhe në Shkodër, ku pretendon që të marrë një mandat, që do ti mundësonte sërish një karrige në Kuvend.
(E.K/Faxweb.al)