AktualitetKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

PD kërkon shkarkimin e Tërmet Peçit: Çdo të ndodhte nëse në Gjermani i këndohej Hitlerit?

Menjëherë pas publikimit të videos ku kreu i bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi i këndor Enver Hoxhës dhe përshëndet me grushtin komunist, Partia Demokratike kërkon shkarkimin e tij nga kryeministri Rama.

Reagimi i parë ka ardhur nga deputeti i qarkut të Gjirokastër Tritan Shehu, i cili kërkon që të nisen menjëherë hetimet për këtë shkelje të ligjit.

Sipas Shehut këndimi dhe nderimi që Peçi i bën ish-diktatorit është një përbaltje që iu bëhet viktimave të komunizmit.

Reagimi:

I kerkoj Kryeministrit, si deputeti Qarkut, te shkarkoje menjehere Kryetarin e Bashkise se Tepelenes,Termet Peci.

Gjithashtu Prokuroria duhet te veproje ndaj tij per shkelje te ligjit. I bej thirje opinionit publik, mediave, shoqatave te ish te perndjekurve politike te reagojne me force ndaj ketij skandali e turpi te vertete!

Termeti i “bemave te medha”, mbreme ne darken zyrtare te shtruar nga Bashkia e Tepelenes me rastin e 75 vjetorit te clirimit te saj, i thurr lavde e kendon per diktatorin Hoxha, gje qe me tej e publikon.
Nje sfide e vertete kjo ndaj ligjit, demokracise, nje ofendim ky per proceset tona demokratike, nje arrogance e pa kufi ndaj ish te persekutuarve, ndaj gjithe ketij populli, qe e pagoi shume shtrenjte ate diktature te eger.

Nje perbaltje kjo edhe e te gjithe atyre, qe rane apo luftuan fashizmin e nazizmin, per nje Shqiperi te lire, demokratike, te begate, pavaresisht nga menyra se si ata e perceptonoin kete ne vitet e asaj lufte epokale.

Ishte ai diktator e ajo diktature, qe tradhtoi e shkeli edhe mbi gjakun e sakrificat e tyre, qofte edhe te popullit atdhetar e liridashes te Tepelenes, qe njohu gjate saj vecse vuajtjet, persekutimet, varferine.
Cdo te ndodhte ne Gjermani apo Itali sikur nje Kryetar Bashkie t’i thurte lavde ne nje ceremoni zyrtare Hitlerit apo Musolinit!?

A mund te me pergjigjeni per kete ju Z.Kryeminister?

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.