Ashtu siç shkruam edhe mëngjesin e sotëm deputetët e PD-së dhe të LSI-së kanë lënë sallën e Kuendit, menjëherë pas fjalës së presidentes së Kroacisë, e cila ndodhet për një vizitë dyditore në vendin tonë.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, pak para se deputetët të linin sallën, kërkoi që të rivotohej projektligjin për Teatrin, duke e konsideruar të parregullt votimin e javës së shkuar.
‘’Ne kërkojmë që të rivotohet projektligji për Teatrin, ai votim është nul”, u shpreh Spaho.
Ndërkohë që socialisti Taulant Balla u shpreh se kjo është një gjë tashmë e sqaruar publikisht, dhe deputetët e LSI-së ishin vetë ata që tentuan ti bënin një rreng Bitrit.
‘’Mendoj se kjo çështje është sqaruar publikisht, faji është i tyre që u munduan që ti bënin një rreng zotit Bitri”, tha Balla në reagimin e tij.
Ndërkohë që seanca e sotme në Kuvend ka nisur me raportin vjetor të kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj, pë të cilin pyetja e vetme që u ngrit ishte ajo e ish-kryeministrit Sali Berisha, që e pyeste se ku kanë shkuar 1.2 miliardë eurot e shqiptarëve.
(E.K/FAXWEB.AL)