Spiro Çavidhi, kryetar i Partisë Demokratike në Grupseksionin e Dhivërit, ka denoncuar një akt të shëmtuar nga ana e Partisë Socialiste.
Ai thotë se e kanë regjistruar në Komision si anëtar të Partisë Socialiste pa dijeninë dhe pa dëshirën e tij.
“Spiro Çavidhi banues i fshatit Cerkovic dhe Kryetar i Partisë Demokratike në Grupseksionin e Dhivërit, ka denoncuar një akt të shëmtuar nga ana e Partisë Socialiste.
Spiro Çavidhi është regjistruar në Komision si anëtar i Partisë Socialiste, pa dijeninë dhe dëshirën e tij.
Akt i paprecedentë dhe i shëmtuar nga socialistët të cilët përpiqen me çdo kusht dhe çdo veprim të shmangin më kot humbjen e 25 prillit,” shkruan PD.
(E.H/Faxweb.al)