Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur që të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike, për listat shumëemërore që u depozituan një javë më parë në KQZ.
PD dorëzoi pas korigjimit të listave më shumë se 200 kandidatë, ndërkohë KQZ theksoi se lejohen deri në 153 emra në listat shumëemërore.
“Me shumicë votash, KAS vendosi pranimin e kërkesës ankimore të PD-së, ndryshimin e vendimit të Komisonerit Shtetërorë të zgjedhjeve, regjistrimin e listave shumëemërore sipas listës së depozituar pranë KQZ në datë 16.03.2021”, tha kreu i KAS.
Tashmë do të kthehen në garë emrat që u skualifikuan nga ana e KQZ, ndërsa vendimi pritet të jepet i zbardhur nga ana e KAS.
Me këtë vendim të KAS duket se bjenë poshtë dhe pretendimet e PS-së për ”matematikën e Lulit”, që sipas tyre kishte gabuar dhe në këtë rast.
Përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso tha para se të merrej vendimi se dispozita nuk pasur kufi maksimal por vetëm minimal.
“Dispozita nuk përfaqëson tavan, por një gjë tjetër, ky numër të jetë i plotpjesëtueshëm me tre, të paktën 1 në çdo tre kandidatë të materializohet dhe të jetë real edhe në praktike. Në çdo zonë zgjedhore janë të plotpjesëtueshëm me 3.
Vlerësojmë që listat janë në përputhje të plotë me dispozitën ligjore. Gjithmonë ka përmbajtur dyshemenë e nevojshme të cilën subjektet zgjedhore duhet të paraqesin në listën shumë emërore.
Numri i kandidateve nuk mund të jetë më i vogël se sa numri i mandateve që duhet të zgjidhen në zonën përkatëse. Kjo do të mohonte të drejtën e partive në koalicion, që partitë të kishin të paktën një kandidat të tyre në çdo qark”, tha Kaso.
Tashmë do të jenë plot 69 kandidatë që do të rikthehen në garën e Partisë Demokratike dhe koalicionit të tyre parazgjedhor.
Qarku Berat
Ermira Arizi
Muharrem Hoxha
Dhurata Gjoka
Oltion Këri
Qarku Dibër
Shaban Izvira
Denisa Vata
Jeton Kaloshi
Qarku Durrës
Aulon Kalaja
Armand Brahimaj
Arjeta Keci
Artjon Bajramaj
Ivo Jorgjoni
Edlira Devolli
Qarku Elbasan
Erlind Gurra
Leonard Karaj
Sonila Daiu
Skënder Hasa
Megi Balliu
Ibrahim Sako
Qarku Fier
Ndriçim Bali
Aurora Gjeka
Roel Zoga
Bashkim Xhymertaj
Edmond Nushi
Aida Sema
Qarku Gjirokastër
Bajram Hysa
Ditar Hodaj
Engjelina Basho
Qarku Korçë
Arben Kambo
Magdalena Hoxha
Kiço Tane
Landi Gushi
Diana Sino
Nikollaq Doku
Qarku Kukës
Admir Sinamati
Demush Kastrati
Vjollca Vata
Festim Mazrreku
Merita Brati
Sokol Dida
Qarku Lezhë:
Maksim Kola
Albert Mëlyshi
Leonora Ndreu
Qarku Shkodër
Arben Lushaj
Ermira Kuluri
Zyhdi Reshketa
Astrit Kuci
Lindita Hyseni
Ditmir Harusha
Qarku Tiranë
Mimoza Hajdarmataj
Rivelino Çuno
Bashkim Murati
Juela Hamati
Dhimtër Muslia
Havzi Ahmati
Irisa Çupa
Oneido Bushi
Vjola Hydi
Qarku Vlorë
Lasko Nasti
Edmond Fetahu
Manjola Nikollo
Hysni Sharra
Afrovita Dhimojani
Eda Begaj
(E.K/faxweb.al)