Enkelejd Alibeaj, nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, njëkohësisht deputet i PD-së ka denoncuar sot pra mediave skandalin sipas tij të favorizimit të qeverisë ndaj biznesit të bixhozit, në pronësi të Agron Xhafës, vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
“Kompania e bixhozit të vëllait të Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj dhjetëfishoi të ardhurat nga 1 milionë euro në 10 milionë euro pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës.
Edi Rama, me firmën e tij, i dha të vëllait koncesionin korruptiv prej miliona eurosh të monitorimit të sistemit online të pikave të basteve, të cila, gjatë qeëverisë së Edi Ramës, u katërfishuan që fitimet e të vëllait të jenë edhe më të mëdha.
Fatmir Xhafaj bllokoi për 8 muaj ligjin e mbylljes së lojrave të fatit në qytete dhe pastaj, bashkë me “Hakmarrjen për Drejtësi” me lidhje direkte me Olsi Ramën, e ndryshuan ligjin, duke dëshmuar sesi funksionon në praktikë lidhja mes pushtetit dhe krimit të organizuar, që kontrollon lojrat e fatit”, tha Alibeaj.
Sipas këtij të fundit disa nga pikat më të njohura të basteve që u zhvasin paratë shqiptarëve jane Ecobet, Baste live, Eurolive, Basti shqiptar, të gjitha të zotëruara nga kompania prapa së cilës qëndron vëllai i Minitrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.
PD gjithashtu ka publikuar grafikun ku tregohet se një kompani me të ardhura jodomethënëse për një biznes bastesh, kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës.
“Nga 1 milionë dollarë ne vitin 2014 të ardhurat e kompanisë së basteve të vëllait të Ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në 4 vjet, duke shkuar në 10 milionë dollarë në vitin 2017”, tha deputei i PD-së.
Sipas këtij të fundit kjo është dhe arsyeja pse Edi Rama ka frikë të pranojë për vete të njëjtat standarde si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët, sepse është peng i krimit të organizuar.