Kohët e fundit vëmendja e PD ka qënë në marrjen e vulës. Sot KAS vendosi që vula ti jepej z.Alibeaj.
Në lidhje me zhvillimet politike të ditës së sotme, por në tërësi në kampin opozitar të PD, u diskutua edhe krijimi i një koalicioni të ri bëhet fjalë për aleancen liberale të djathtë. Për të folur për këtë çështje sot në Fax News ishte i ftuar Kreu i Ballit Kombëtar të PD z.Artur Roshi.
Z.Roshi u shpreh se kodi zgjedhor ka shumë probleme dhe për shkak të procedurës penalizon në mënyrë të padrejtë.
Ndër të tjera ai shtoi:
Ne jemi të prirur ta shikojmë në kalkulime politike, krejt normale në një farë mënyre për të garuar çdo lloj partie. Pastaj çfarë qëndrimi do të mbajnë ata kjo është përgjegjësi politike e tyre.
Nuk e besoni ftesën që ka Alibeaj për kandidatët e dalë?
Nuk ka logjikë, nuk ka sens.
PD është e Berishës, ka një emër se partia nuk është bashkësi boshe, nuk është nocion abstrakt, nëse nuk ka njerëz, përmbajtje të burimeve njerëzore, do të thotë që idetë qëndrojnë tek mendjet e njerëzve nuk qëndrojnë vetëm tek sigla ,bashkësi boshe nuk janë, atëherë ku janë njerëzit, shumica e njerëzve janë ktu, atëherë shumicë njerëzish nuk mund ta marrësh thjesht se ka një sigël.
Kodi zgjedhor ka shumë probleme vet për shkak të procedurës penalizon në mënyrë të padrejtë.
Gjykata duhet ta kishte zgjidhur në favor të zotit Berisha, këtë e them thjesht nga një bindje e brendshme në raport me njerëzit që votojnë atë, është njeriu, është individi në një farë mënyre dhe partitë e djathta shkojnë pas profilit të liderit.
Me procedurë i takon Alibeaj por, kush është besimi ?
Politika duhet të mbartë besim si qeverisen njerëzit, nga besimi.
Çfarë kërkoni të arrini me këtë koalicion që keni krijuar?
Të evidentojmë profilet politike te partive tona, kryesisht unë jam i interesuar për ,Ballin Kombëtar Demokrat, për të tonifikuar sa më shumë planin opozitar përballë mazhorancës.