Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

PD denoncoi mosdhënien e pagave të pedagogëve, e konfirmon Rezart Prifti: Ja ku ka ngecur problemi

Ditën e djeshme ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshiu publikoi në profilin e saj në Facebook, një denoncim, që sipas saj 12 mijë pedagogë në të gjithë vendin, nuk kishin marrë ende pagën e muajit Dhjetor.

‘’Ndërkohë që pagesat për Vilmën, Ilirin, Majlindën, Janin (apo atyre që janë pas 4 Koncesioneve në Shëndetësi) nuk vonojnë asnjë ditë, 12 mijë pedagogë ende nuk kanë marrë pagat e tyre.

Nga informacionet që kemi, Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin. Duke pasur parasysh procedurat zyrtare, në rastin më të mirë pagat do kalojnë në llogarinë bankare në datat 16-17 duke krijuar veshtirësi të mëdha në cdo familje sidomos pas festave të fund vitit. Si mund të shtyjnë muajin 12 mijë familje që burimin e vetëm të të ardhurave kanë vetëm pagat e tyre?

Kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë”, shkruante dje Vokshi.

Ndërkohë që lajmi është konfirmuar sot për Fax Neës edhe nga pedagogu Rezart Prifti, i cili tha se sipas informacioneve që kishte marrë, pagat u janë vonuar dhe mësuesve në shkollat e arsimit parauniversitar.

“Mesa informacion kam unë ka mbetur miratimi i draftit në Ministrinë e Arsimit, nuk e kemi marrë pagën e dhjetorit, por sipas informacioneve që më janë dhënë, nuk e kanë marrë pagën as mësuesit.

Universitetet e kanë mbyllur procedurën e tyre që në Dhjetor zakonisht Ministria e Financave nuk është bërë asnjëherë problem për të kaluar paratë, drafti ka mbetur te Ministria e Arsimit. 

Nuk është normale, por është një skenar që përsëritet çdo vit. Maksimumi javën e ardhshme pagat do të jenë në banka, sipas asaj që më është thënë”, u shpreh Prifti.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *