Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pronar i kazinosë së famshme në ish Bllok, kush është viktima e dytë e atentatit në Laç, me dy mbiemra

Vijon të rrethohet me mister atentati i dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Laç ku mbetën të vrarë Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji, i cili mban po ashtu dy mbiemra, edhe Markaj. Ky i fundit u transferua mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë, e megjithatë nuk u shpëtoi dot plagëve të marra.

52-vjeçari, me origjinë nga qyteti i Laçit, është një emër jo pak i njohur në fushën e biznesit, pasi ka disa prona dhe objekte biznesi në Tiranë, mes tyre dhe një kazino në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në afërsi të godinës së sotme të LSI-së.

Bëhet fjalë për kazinonë Vegas, të cilën Markaj e ka pasur edhe të regjistruar në QKB, siç mund ta shihni në foton e mëposhtme. Të gjitha dyshimet e deritanishme thonë se objektiv i atentatit ka qenë Hasani, dhe jo Markaj, por ndërkohë hetimet vijojnë, dhe derimë tani janë shoqëruar të paktën 30 persona, si të dyshuar apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

 

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *