Pas një jave me ngjarje të rëndësishme për miliarderin Elon Musk, pasuria e tij personale është rritur për më shumë se 15 miliardë dollarë.
Të hënën u njoftua se kompania e tij për prodhimin e veturave elektrike, Tesla, është pranuar në S&P 500, që është indeks i rëndësishëm tregtar i aksioneve. Ky sukses i tij erdhi pasi kompania e tij për prodhimin e raketave, SpaceX, i dërgoi në hapësirë katër astronautë.
Nëse trendi i rritjes së pasurisë së Muskut vazhdon, pritet që ai të bëhet personi i tretë më i pasur në botë, shkruan BBC
Vlera e aksioneve të kompanisë Tesla u rrit për rreth 14 për qind në Nju Jork pas lajmit se është pranuar në indeksin e rëndësishëm. Duke marrë parasysh se Musku ka 20 për qind të aksioneve në këtë kompani, pasuria e tij shkojë 117.5 miliardë dollarë.
Pasuria e tij është rritur për 90 miliardë dollarë këtë vit pas rritjes së vazhdueshme të vlerës së aksioneve të Teslas.