Ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është shtruar në spital në Monako pasi pësoi probleme me zemrën, tha një zëdhënës dhe mjeku i tij. 84-vjeçari është në Spitalin Kardiotorak ku po kryen analiza, ndërsa do të kthehet në shtëpi brenda disa ditësh.
Mjeku i tij personal, Alberto Zangrillo, i tha agjencisë së lajmeve ANSA se shkoi me urgjencë në shtëpinë e Berlusconit në jug të Francës për shkak të rrahjeve të zemrës. Mbetet e paqartë se si është gjendja e tij shëndetësore në këto momente.
Kujtojmë se në shtator të vitit të kaluar, ish-kryeministri u shtrua në spital për 11 ditë për tu trajtuar nga koronavirusi. Dy nga fëmijët e tij u infektuan gjithashtu, ashtu si shoqëruesja e tij Marta Fascina. “Faleminderit qiej, falë mjekëve, unë kapërceva atë që ishte ndoshta kalvari më i vështirë i jetës sime.
Edhe një herë, unë duket se e kam shpëtuar!”, tha ai kur u largua nga spitali.