Presidenti i vendit Ilir Meta nuk u ndahet alpeve shqiptare. Ai së bashku me grupin e alpinistëve që e shoqëronte është ngjitur këtë herë në pikën e dytë më të lartë të Shqipërisë pas Korabit, në majën e Jezercës, 2696 metra.
Aventurën e tij në alpet shqiptare Meta ka zgjedhur ta ndajë edhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ku shpesh publikon foto dhe video.
Pas ngjitjes në Jezercë kreu i shtetit bashkë me ata që e shoqëronin kanë pushuar në qafën e Valbonës, ku Meta ka ngritur edhe një dolli.
Për ngjitjen në Majën e Jezercës, ku duhet të ecësh mesh shkëmbinjve dhe një terreni të thepisur, Meta ka shkruar në librin e përshtypjeve se ishte një mrekulli, ndërsa ka falenderuar dhe bashkëudhëtarët e tij.
“Mrekulli të ngjitesha këtu në kryemajën e alpeve tona, Jezercë. Falenderim të veçantë Fatos Kotollozit dhe Mentor Bojku të “Outdoor Kosova”, Dardanit e Julianit nga Valbona dhe Bashkim Kuliçit nga Tropoja“, ka shkruar presidenti.
https://www.youtube.com/watch?v=J5VRz6bru0g&feature=youtu.be
(B.H/FAXWEB)