Sophia është një robot me shumë talente, ajo mund të këndojë, të bëjë shaka, të flasë dhe të bëjë art. Në muajin Mars ky robot me shumë aftësi arriti të bëjë një bujë të madhe në botën e artit me një vepër dixhitale e cila u shit në një ankand për 688,888 dollarë.
Shitja nxorri në pah rritjen e blerjes së të drejtave të pronësisë për përmbajtjen dixhitale.
David Hanson, krijuesi i robotit me emrin Sophie, ka mbi 2 dekade që i është përkushtuar krijimit të robotëve dhe ai beson se robotët që kanë pamje të ngjashme me njeriun mund të ndihmojnë njerëzit në industri të tilla si kujdesi shëndetësor apo arsimi.
Sophia është roboti më i famshëm i krijuar nga Hanson deri tani dhe ka aftësinë të imitojë shprehjet e fytyrës, të bisedojë dhe të arrijë të njohë njerëzit.
Nisur nga afttësitë që ky robot ka i është dhënë shtetësia saudite në vitin 2017 duke e bërë qytetaren e parë robot në botë.
“Unë e parashikova Sophia-n si një vepër arti krijuese, që mund të gjeneronte art. Sophia është kulmi i shumë arteve dhe inxhinierisë, dhe ideja se ajo më pas mund të gjenerojë art ishte një mënyrë që ajo të lidhej emocionalisht dhe vizualisht me njerëzit”, ka thënë Hanson në një intervistë.
Sophia bashkëpunoi me artistin italian Andrea Bonaceto, i cili vizatoi portrete të saj. Sophia më pas përpunoi punën e tij përmes rrjeteve nervore dhe vazhdoi të krijojë një vepër arti dixhitale të saj.
Puna dixhitale që u shit për 688,888 dollarë titullohet “Sophia Instantiation” dhe është një skedar video me 12 sekonda që tregon portretin e Bonacetos që evoluon në pikturën dixhitale të Sophia. Ajo shoqërohet nga vepra arti fizike të pikturuar nga roboti.