Moderatorja e njohur Pranvera Borakaj ka reaguar pas videos që u bë virale, ndërkohë që po zhvillonte një intervistë dhe nuk mban do të qeshurën.
Me anë të një postimi në rrjete sociale Borakaj shkruan se ndrërsa po zhvillohej intervista korrespndenti nuk e mbante videon nga e ftuara, por nga shtëpia dhe në dhomë lëvizte i shoqi me tuta, pasi ora ishte 9 e mëngjesit.
“Aman se e kisha harruar këtë. Ndërsa bënim lidhjen me Skype, korrespondenti nuk e mbante videon nga zonja Rita, por nga shtëpia dhe në dhomë lëvizte i shoqi me tuta, se ora 9 e mëngjesit. Unë insistoja që ta kthenim kamerën nga vetja, por ishte e pamundur. Dhe në momentin që e ktheu , aty u ndërpre lidhja. Ndërsa unë bëja pyetje, shikoja vetëm një zotëri që lëvizte me tuta në dhomë dhe e ftuara nuk ishte asgjëkundi. Ishte e pamundur ta mbaja të qeshurën, jo vetëm unë, por i gjithë stafi dhe e ftuara e radhës që ishte në studio. Dhe shyqyr që qeshim, se e qeshura të shton jetën”, shkruan Borakaj.
View this post on Instagram
(M.Q/Faxweb.al)