Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë, që tronditi vendin, shtë shoqëruar me shumë pasgoditje të tjera, duke krijuar jo pak panik tek banorët e zonave të prekura.
Sipas të dhënave ngë Ministria e Mbrojtjes, numri total i pasgoditjeve të tërmetit të 26 nëntorit është 1376.
Ndërkohë ditën e sotme nga ora 7 e mëngjesit deri më tani, janë regjistruar pesë ngjarje dhe dy janë lokalizuar.
Një tjetër lëkundje me magnitudë 4.3 ka goditi vendin në mëngjes, ndërkohë që epiqendra ka qenë në afërsi të fshatit Hamallaj.
Sizmiologët shprehen se kjo është normale, pas një tërmeti me intesitet aq të lartë siç ishte ai i 26 Nëntorit, si pasojë e të cilit humbën jetën 51 persona, u plagosën qindra të tjerë, dhe mbetën të pastrehë me mijëra.