Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pas takimit me deputetët e vet dhe kandidatët jo fitues në listë, kush është aleati i vetëm që Basha priti në zyrë

Menjëherë pas takimit që kreyedemokrati Lulzim Basha pati me deputetët e rinj të dalë prej zgjedhjeve të 25 Prillit dhe me kandidatët jo fitues në listë, në zyrën e tij shkoi Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Fokusi i bisedës së dy aleatëve politik janë hapat që do të ndjekë opozita në lidhje me mospranimin dhe kontestimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Kujtojmë se kryedemokrati Basha është deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet parlamentare pasi sipas tij janë të parregullta dhe të manipuluara, por ka konfirmuar se betejën do ta vazhdojnë në shtator në Kuvend. Brenda grupit të ri parlamentar ka pasur edhe qëndrime të forta, teksa Mark Marku kërkoi që të nisë vala e protestave kundër qeverisë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.