Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pas takimit me ambasadorët, Opozita e Bashkuar merr vendimin për Këshillin Politik: Ja kërkesa që i bëjnë mazhorancës

Opozita e Bashkuar ka bërë kërkesë që të mbledhë Këshillin Politik ditën e nesërme në orën 10:00 pasi kryetari i PD, Lulzim Basha mbajti një takim rreth një orë me ambasadorët e huaj. Anëtarët e komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kërkojnë mbledhjen e Këshillit për të prezantuar kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE-ODIHR-it për çështjet që palët nuk bien dakord.

“Pas takimit me ambasadorët, opozita kërkon thirrjen e mbledhje së këshillit politik. Të nderuar kolegë, Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:

Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00. Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme. Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili”, shkruhet në email-in e dërguar për përfaqësuesin e mazhorancës, Damian Gjiknuri.

Ditën e sotme, Basha mbajti takim me zv. ambasadoren amerikane Moses Ones, ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, ambasadorin britanik Duncan Norman, si dhe një përfaqësues nga ambasadorja gjermane. Takimi u mbajt në kuadër të Këshillit Politik për ndryshimet kushtetuese të cilat prekin Kodin Zgjedhor.

Dje u mblodh Këshilli Politik por palët nuk arritën të gjejnë marrëveshjen për implementimin e ndryshimeve kushtetuese për Kodin Zgjedhor. Opozita e Bashkuar kërkonte të merrte ekspertizën e OSBE-ODIHR-it, ndërsa Gjiknuri vuri kusht që procesi të përfundojë brenda 30 Shtatorit dhe theksoi se tek OHIHR duhet të shkojnë me drafte, jo për të kërkuar opinione për sistemin zgjedhor. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *