Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pas takimit ballë për ballë me Hotin, flet Vuçiç: Bisedimet me palën kosovare nuk ishin të lehta

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti në Bruksel për dialogun mes dy shteteve. Bisedimet nuk i cilësoi të lehta, por theksoi se do të vazhdojnë të mërkurën e javës së ardhshme në nivel teknik.

“Bisedimet me palën kosovare nuk ishin të lehta. Diskutuam me Hotin për të zhdukurit dhe ekonominë. Do vazhdojmë bisedimet të mërkurën në nivel teknik”, tha Vuçiç.

Më herët ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti duke thënë se është arritur progres ndërsa javën e ardhshme pritet detajimi i çështjeve.

“Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajizojmë këto çështje. Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës”, tha Hoti.

Takimi u ndërmjetësua nga përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme në BE, Josep Borrell i cili vlerësoi të dy krerët për vullnetin që treguan për tu riulur në dialog pas rreth 2 vitesh dhe në deklaratën para takimet tha se priste të bëheshin diskutime konstruktive.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *