Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pas sherrit me 18-vjeçarin, qëlloi me armë zjarri. Të riut në Kurbin i përfundon arratia pas 5 ditësh

Policia ka vënë në pranga 20-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri në ajër pas konfliktit me një 18-vjeçar në zonën e Kurbinit. Dy të rinjtë patën një debat të çastit dhe i riu, i cili ishte i armatosur ia mbathi nga vendi i ngjarjes dhe qëndroi për pesë ditë në arrati.

“-Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-A.B.,20 vjeç,banues në Kurbin, i shpallur në kërkim policor, pasi me datë 12.01.2021 ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar në ajër shtetasin E.P.,18 vjeç,banues në Kurbin”, njofton policia.

Policia e Lezhës ka vënë në pranga edhe pesë persona të tjerë për vepra të ndryshme penale, “drejtim automjeti në gjendje të dehur” dhe “vjedhje bagëtish”.

Gjithashtu, janë procedohen penalisht dhe 8 shtetas, të cilët organizuan grumbullim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë.

“Nga Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatin Kurbin ,u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.Gj.,34 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë.Ky shtetas është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për tu ndaluar.

-Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ndalimi i shtetasit S.D.,29 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas dyshohet të jetë autor i vjedhjes në bashkëpunim të disa krerëve bagëti të imta me datë 11.12.2020,në fshatin Rraboshtë, Lezhë.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.D.,64 vjeç,banues në Shengjin,Lezhë. Ky shtetas në aksin rrugor Shkodër-Lezhë,duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ,në gjendje të dehur është përplasur me mjetin tip “Pegeot” me drejtuese shtetasen  M.M.

-Gjithashtu ,nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj.,37 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Opel “në gjendje të dehur në masën 1.21 mg/l dhe pa leje drejtimi.

Ndërsa,specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, ku disa shtetas bllokuan qarkullimin e mjeteve për disa minuta në aksin rrugor Milot-Morinë, në fshatin Munaz, Mirditë  kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:  E.K., K.N., N.D.,  P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin  Rreja e Velës,Mirditë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *