Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit Dashamir Tahiri i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit të KQZ. Tahiri kishte ankimuar në Gjykatë vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit, si pasojë e ligjit të dekriminalizmit. Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata mori të njëjtin vendim edhe për deputetin tjetër Shkëlqim Selami.
Ish-deputeti është shprehur më herët se do të kërkojë të drejtën e tij në të gjitha shkallët e gjyqësorit siç ia garanton ligji.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me kërkesë të Prokurorisë shpalli të pavlefshëm dhe vendosi heqjen e mandatit për deputetin e LSI-së, Shkëlqim Selami, atë të PD-së, Dashamir Tahiri, si dhe për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi. Votat e anëtarëve të KQZ-së për këtë vendim kanë qenë në unanimitet. (E.K/SHUPLAKA)