Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pas Ramës, Manjani me urgjencë te Meta, Tahiri ‘’Live’’ në konferencë

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shkuar për takim në Kryesinë e Kuvendit me Ilir Metën. Më parë Meta ditën e sotme është takuar edhe me kryeministrin Rama, ministren Gosha si dhe ministrin e transporteve Sokol Dervishaj. Takimi mes dy krerëve të koalicionit qeverisës zgjati për gati 45 minuta dhe në mbyllje të tij nuk pati ndonjë deklarim për mediat nga zoti Rama ndërkohë që Kryetari Meta vazhdon të qëndrojë në zyrë. 

Nuk dihet nëse ky takim është pjesë e bisedave dhe diskutimeve të përgjithshme apo takimi do të vendos mbi fatin e Manjanit në krye të detyrës. Gjatë ditës së djeshme u fol se Manjani dhe Rama kanë patur një përplasje mes tyre gjë që do të çonte në shkarkimin e Ministrit. Konflikti u konfirmua edhe nga burime të ”Shuplakës” pranë qeverisë. Por vetë Manjani tha se ai do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës.

Ndërkohë Tahiri nga ana e tjetër ka dalë në një takim në lidhje me rregjistrimin e popullsisë. Edhe emri i tij ishte një nga të përfolurit për një shkarkim të mundshëm. Tahiri ka qenë në qendër të akuzave për dështimin e policisë në arrestimin e të shumëkërkuarit Klement Balili.  (E.K/SHUPLAKA)

tahiri

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *