Kryeministri Edi Rama i ka dedikuar disa fjalë romantike bashkëshortes së tij duke e cilësuar “gjysma ime më e mirë”. Këtë e shoqëroi me një video të Lindës, e cila shprehej e priviligjuar që merrte pjesë në promovimin e grave sipërmarrëse në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
“E privilegjuar që sot në #WomensEntrepreneurshipDay bashkoj zërin me @CherieBlairFndn për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme e të ulëta. Pavarësisht përballjeve të këtij viti unikal në jetën tonë, gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese! Mbeshtetini ato!” – me këto fjalë në Tëitter, Linda, gjysma ime më e mirë, ka publikuar këtë video me rastin e Ditës Botërore të Grave Sipërmarrëse”, shkruan Rama.
Kujtojmë se rreth një muaj më parë, Rama shënoi 10 vite të raportit me bashkëshorten e tij Linda dhe këtë moment nuk ka dashur ta mbajë vetëm për vete.
Ai publikoi një fotografi në instagramin e tij ku shihet ndërsa shkëmben një puthje me Lindën, e cila mban në duar një buqetë të madhe me trëndafila. (A.M/Faxweb.al)